Binjakët e futbollistit Cristiano Ronaldo, sot, kanë ditëlindjen e dytë.
Ndërsa Ronaldo ka publikuar një fotografi ku e tërë familja shihet e veshur si personazhe të njohur të Disney-t.
Georgina Rodriguez është e veshur si Power Ranger, Cristiano Jr si Hulk, Alana është një princeshë e gjitha në të kuqe.
Mateo që ka ditëlindjen kostumin e “Spider Man”-it dhe Eva që gjithashtu feston dyvjetorin është Rapunzel.
Ndërsa Ronaldoja me kostumin e Aladdinit, ku edhe shfaq fizikun e tij.
“Urime ditëlindjen për të dy të ëmbëlit e mi, Eva dhe Matero. Ne ju duam deri në fund të botës. Baba krenar”, ka shkruar Ronaldo.