Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve është mbajtur Festivali i Këngës së RTSH-së.
Shumë artistë shqiptarë morën pjesë në edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së, shkruan lajmi.net.
Ronela Hajati me këngë ‘Sekret’ dhe Alban Ramosaj me ‘Theje’, ishin dy artistë favoritë për të fituar këngë Festival.
Por ajo që rrëmbeu cmimin e parë duke e lënë Albanin të dytin ishte Ronela Hajati e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’ në Torino të Italisë.
Përkundër kësaj në natën e dytë ishte një befasi ku këngëtarët do të këndonin këngët e tyre duete me këngëtarët që janë në skenë me dekada.
Ronela Hajati e këndoi së bashku me këngëtarin e njohur shqiptarë Sabri Fejzullahun, ndërsa Alban Ramosaj me këngëtarin Gjergj Leka, ku dhuruan një spektakël të vecantë.
Edhe pse Ronela fitoi këtë edicion si duket publiku po e preferojnë këngën e Albanit.
Ai përveq se mori një mbështetje të jashtëzakonshme, kënga e tij në kanalin e Youtubes renditet e para me klikime, ku për 20 orë ka mbledhur afër 350 mijë klikime, ndërsa e dyta është Ronela me 170 mijë klikime.