Ronela e kujtoi me fjalë prekëse babanë e ndjerë.
Ronela Hajati është një nga artistet, e cila tenton që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Por, nuk janë të pakta rastet kur këngëtarja shkruan fjalë prekëse, dedikuar për babanë e ndjerë.
“7 vite më parë, kjo duket e pabesueshme! Kam folur gjithmone per ty busho! Ajo cka ngelet ne zemer eshte e papershkrueshme…”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Ronela gjatë kësaj periudhe është aktive me postime në rrjete sociale, përmes së cilave iu tregon fansave se si po i kalon këto ditë karantine.
Për momentin, koronavirusi ka bërë që të gjitha planet e Ronela Hajatit për këngët e reja të pezullohen.