Artistja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ndodhet prej disa ditësh në Spanjë.
Ndonëse është e angazhuar vazhdimisht me punë, këngëtarja duket se po kalon një kohë të mrekullueshme në Madrid.
Kjo në bazë të disa imazheve të fundit që ka hedhur në Instagram – aty ku ndiqet nga afro tetë mijë njerëz.
Biondja po ashtu këtë herë mori vëmendje me kostumin e ekzagjeruar të zi, përmes të cilit ka vënë në pah linjat atraktive.
.Komplimentet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e fansat e shumtë të 33-vjeçares.
Ronela theksojmë që këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, posaçërisht në kohën kur ishte në Eurovision.
https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7843121a-561d-4897-b58b-4c48ac4234a1