Në koncertin e Rita Orës të mbajtur në Tiranë ishin edhe disa këngëtare të njohur shqiptare që perfromuan para daljes së yllit me famë botërore në skenë.
Përmes disa postimeve në InstaStory, krijuesja e hitit “Mala Gata” tha se për të qenë në gjendje të performonte ka përdorur medikamente.
Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ‘të gjitha ilaçet e farmacive’ në Tiranë.
“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Ronela.
Kujtojmë që përfaqësues e këtij viti e Shqipërisë në Eurovision ka qenë e angazhuar edhe këtë vit me performanca të shumta.