fbpx

Roza Lati bëri rrëfimin tronditës, reagon ashpër Mikela Pupa pas komenteve negative të publikut

nga Revista Kosovarja

Orët e para të mëngjesit, një prej konkurrenteve të formatit ‘BBV3’, Roza Lati, ka bërë një rrëfim rrënqethës dhe prekës për jetën e saj.

Teksa bisedonte me disa prej banorëve ajo ka treguar se ka abortuar një fëmijë disa kohë më parë.

Pasi ky lajm u shpërnda kudo nëpër rrjet komentet prej publikut kanë qenë pozitive dhe mbështetëse e disa të tjera jo.

Pak momente më herët ka ardhur një reagim prej Mikela Pupës lidhur me këto komente, e cila i del në mbrojtje Rozës dhe shprehet se i vjen keq për njerëzit që e rrethojnë, duke i quajtur ‘moralistë të Instagram-it’ të gjithë personat që gjykojnë për veprime të cilat ata vetë nuk kanë qenë në pozitë të Rozës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]