Roza Lati njihet si një femër pa komplekse, e tillë shfaqet në televizion dhe në postimet që bën në rrjetet sociale.
Por, këtë herë moderatorja e njohur shqiptare ka kaluar limitet, duke provokuar më shumë se çdo herë tjetër.
Prezantuesja ka ndarë në Instagram një fotografi ku shihet e zhveshur komplet në shtrat, ndërsa pjesët intime i mbulojë me mbulesën e bardhë të shtratit.
Dhe ndryshe nga herët e tjera, Roza ka mbyllur komentet për ndjekësit sipër fotografisë.
Ndërkohë, Roza ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale dhe nuk e ka zbuluar nëse është në një lidhje apo jo.