Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother

nga Revista Kosovarja

Prezantuesja e njohur shqiptare, Roza Lati, pak ditë më parë u largua nga Big Brother VIP Albania 3.

Ajo u eliminua të martën, e pas saj në një televotim tjetër edhe moderatorja Erjola Doçi.

Teksa pas daljes ka parë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, bukuroshja i ka bërë një dedikim moderatorit të këtij reality shou, Ledion Liços.

“Të dua shumë Ledion. Këto ditë avash avash po shoh si ka shkuar programi me sy të jashtëm dhe përveç shprehjeve të tua dhe komunikimit tënd ekselent që dëgjoja nga aty brenda i ke shoqëruar edhe me mimika epike”, u shpreh ajo.

Në finale deri më tani kanë shkuar dy konkurrentë: Romeo Veshaj e Ledion Liço.

Finalja e madhe e këtij edicioni pritet të mbahet të shtunën e ardhshme (25 maj).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]