Në çdo fytyrë publike shihet “perfeksioni” në imazhet që postojnë në rrjetet sociale.
Disa prej tyre kanë edhe guximin të paraqiten krejtësisht natyrale duke e pranuar se përdorin filtra dhe fotoshoop, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ka qenë këngëtarja Rozana Radi që ka postuar një fotografi ku është shfaqur pa grim dhe pa filtra derisa ka bërë edhe një mbishkrim për dashurinë ndaj vetes.
“Perfeksioni nuk ekziston. Nëse je mire me veten cte plasi nëse ve apo nuk ve ndonjëherë filtra. Varet si je me humorin ndonjëherë”ka shkruar artistja.
Tutje ajo ka vazhduar duke shkruar ,me hashteg: “#mosgjykonivajzatdhegrate beini nje kompliment se i bëni te ndjehem mire”.