Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për rastin e sulmit të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve në Liqenin e Vërmicës.
Sipas njoftimit, të dyshuarit A.S., S.P., dhe I.S., dyshohet se më 2 shtator i kanë sulmuar të dëmtuarit duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë të njëjtit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Me këto veprime, të lartëcekurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit