Rrahja me tulla para diskotekës në Prishtinë, gjykata merr vendim për 4 të dyshuarit

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se u është caktuar nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve ( J.M, P.G, P.H dhe M.M) për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në parkingun mbrapa “Routte 66” në rrugën Dervish Çollaku – Zona Industriale në Prishtinë, pas një mosmarrveshje të atëçastshme brenda diskotekës me të dëmtuarin A.N, të pandehurit dalin para hyrjes së diskotekës dhe presin derisa i dëmtuari të dalë jashtë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga diskoteka, katër të pandehurit e përcjellin dhe e godasin me mjete të forta (tulla) në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtyre goditjeve, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve J.M, P.G, P.H dhe M.M dhe të njëjtëve i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, mund të shmangen nga procedura penale duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurve mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, ndikimin në dëshmitarë, si dhe të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo mund të kryejnë vepër penale edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]