Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrahje masive në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Një rrahje masive ka ndodhur mesditën e së dielës në Komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën në ora 12:00 ka ndodhur një rrahje masive në Komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit, me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje lidhur me një kontest pronësor ku në këtë rrahje është përfshirë edhe viktima femër.

“Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]