Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë, i bëjnë llom dy meshkuj dhe një femër

nga Revista Kosovarja

Dy meshkuj dhe një femër kanë deklaruar se janë rrahur nga gjashtë persona në Prishtinë, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore.

Ndërsa, njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Moneytizer Paragrafi 4

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 23.03.2021 – 20:35. Është raportuar një rast rrahje në mes te disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtin janë larguar prej vendit të ngjarjes. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej te lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]