Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrahje në qendër të Gjilanit, tre persona në pranga – dyshohet se u përdor edhe thikë

nga Revista Kosovarja

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e këtij qyteti, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se rasti është evidentuar rreth orës 16:36. Sipas tij, me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë në vendin e ngjarjes, janë arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë incident.

Mbi artikull

Sipas hetimeve fillestare, gjatë rrahjes të dyshuarit dyshohet se kanë poseduar një edhe një thikë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale”, shtoi Osmani.
Ndër të tjera, policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar nga rrahja apo nga përdorimi i mjetit të mprehtë. Megjithatë, dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimeve.

Lidhur me rastin, hetimet po vazhdojnë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes./

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/