Një person nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Për këtë akt ai është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në ora 00:25, ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor.
Pos dhunës fizike ndaj gruas dhe vajzës i dyshuari e ka dëmtuar edhe derën e një dhome.
Nga konstatimi që i është bërë ka rezultuar nën ndikim të alkoolit 1.01 promila.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.