Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Gjilan, pasi që i njëjti ka rrahur fizikisht gruan e tij kosovare.
Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.
Njoftimi i policisë: “Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull me shtetësi te Turqisë –bashkëshorti i saj është duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe e ka kanosur për vdekje”.
Lidhur me rasti është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, u tha tutje në njoftimin e policisë.