fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rrëfehet i riu që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ky ishte vendi i punës i Zeqir Himajt nga Deçani që nga viti 2006.

Por, derisa ishte duke punuar të premten e dy dhjetorit në këtë punëtori lëndoi rëndë dorën.

Madje Himaj pothuajse e kishte të amputuar dorën e tij.

Megjithë gjendjen e rëndë që kishte, ai ia arriti disi të kontaktojë babain e tij.

E për të mos humbur shumë gjak, dorën e shtrëngoi me rrip të pantallonave.

Thotë se doli në rrugë për të kërkuar ndihmë, porse asnjëri nga kalimtarët nuk ia ndali makinën, ani pse dorën e kishte totalisht të prerë.

Zeqiri thotë se u ndi me fat, kur rastësisht andej kaloi një mik i tij i cili e dërgoi për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Kam ec nja 40 metra kom dal në rrugë kryesore për me i ndal kerret me më marr, me ma dhanë ndihmën e parë mem qu në ambulantë në Deçan. Nuk u ndalshin për shkak gjaku shumë u tutshin, deri një shok me babën e vet edhe u kthy me xhip më ka marr. Duke me pru në spital, u kujdessha për ta edhe për vozitje se komunikacioni i ngarkuar ai vozitke shpejt me mbërri sa ma shpejt unë i thosha kujdes kerri ruaju, kam qenë me vetëdije i fuqishëm”, rrëfeu ai.

Pasi mori ndihmën e parë në këtë qendër, ai u nis për në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Jam shku në ambulantë në Deçan ma kanë dhanë ndihmën e parë, kanilla ato, injeksione për qetësim ma kanë mbështjellë dorën edhe më kanë pru për Pejë, edhe në Pejë njejt ma kanë dhënë ndihëmn e parë mi kanë ba edhe do foto që mos me ma qel dorën”, tregoi Himaj.

Për shkak të prerjes së rëndë, Himaj ishte drejtuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty pas një konsultimi, një ekip i mjekëve kishin vendosur që Himaj t’i nënshtrohej operimit.

“Deri në operacion jam ndi mirë, fuqishëm, dhimtë ngapak, por i jepsha fuqi vetës, kurajo u mbështeta te Allahu thosha ka mjek të mirë”, tha ai.

Pas një operacioni të suksesshëm e 16 ditë qëndrimi në QKUK, 27-vjeçari duhet kohë pas kohe për kontrolle të vijë nga Deçani në Prishtinë.

Po ia largojnë fashat nga dora për t’ia pastruar plagën.

Pas disa jave, Himaj tregon se si është gjendja e dorës së tij.

“Përmirësime më kanë thënë mirë, varra është mirë, por dorën ende nuk mundem me ndi se nuk i kam nervat e kepne, e kam dorën pa kontroll, po pasi është e nxehtë, e ndij se është e pime, nganjëherë edhe të therrne”, u shpreh ai.

Himaj tregon edhe momentin kur pas operimit, mjeku ia kumtoi lajmin se operacioni ka pasur sukses.

“Kur ma ka prek dorën u gëzua, më tha urime ka shpëtu dora. Ai u kanë një gëzim i madh, edhe normal i harrova edhe dhimbjet e krejt”, shtoi Himaj.

Për Tëvë1, kirurgu vaskular, Lulzim Vokrri tregon se në momentin e pranimit, pacienti ka qenë në gjendje të përgjithshme stabile, por në gjendje lokale shumë të rëndë.

“Pasi mosha ishte e re dhe gjendja e përgjithshme stabile, dmth kriterin e parë të energjisë kinetike e ka plotësuar. Të dytin dora ka nejtë në niskemi por fatmirësisht nuk ka nejt pa gjak më shumë se 6 orë, atëherë mosha e re, tensioni sistolik ka qenë më shumë se 90 dmth shtypja e gjakut, atëherë ne vendosëm që me fut në sallë të operacionit, në konsultim me një ekip kirurgjike, unë atë natë rastësist kam qenë kujdestar”, tha Vokrri.

Sipas kirurgut vaskular, ngjitja e dorës së pacientit është kryer me sukses, e që brenda disa javë do të realizojnë edhe një qepje të nervave.

“Sot ky e ka dorën të shpëtuar mbetët ne të ardhmën nga ana e neurokirurgut dhe ortopedit nëse ajo kocka defekti ku ka mbet nuk mbushet me marr një pjesë me mbush. Ka me ba një qepje të nervave neurokirurgu dhe une shpresoj dhe uroj që pacienti shumë shpejt ti kthehet brenda 5-6 muajve jetës dhe punës së tij normale”, tha ai.

Vokrri thotë se një rast të ngjashëm e kanë pasur edhe në vitin 2013. Sipas Vokrrit, ai pacient është gjallë dhe e ka dorën funksionale.

27-vjeçari shprehet falënderues ndaj ekipit të mjekëve të QKUK-së, dhe pret që shumë shpejt që dora e tij të jetë funksionale, kjo pasi me këtë punë që bënë mban familjen 8 anëtarëshe.


Etiketa: QKUK

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

20 minuta më parë
Aktuale

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

37 minuta më parë
02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)
Aktuale

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

1 orë më parë
Aktuale

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

1 orë më parë
Aktuale

Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët turk

3 orë më parë
Aktuale

Kica Xhelili për Ministren Haxhiu: Ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës

4 orë më parë
Postimi tjetër

Bora dhe Donaldi në vallëzim të ëmbël nën ritmin e këngës ''Xixëllonja''

Në mars pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Bastiset “Kobra City” dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden tri gëzhoja

TË FUNDIT

Olta në BBVA: Kam konsumuar hashash

8 minuta më parë

Për Oltën dhe Kiarën ashtu siç ndodhë rëndom me të nominuarit u organizua një darkë, ato shijuan mbrëmjen në suitë...

Ndërron jetë veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci, luftëtare kundër analfabetizmit

15 minuta më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare veteranja e arsimit, Drande Mita Tupeci. Ajo ishte pjesë e gjeneratës së parë...

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

20 minuta më parë

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar golin e parë në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në...

Shqiptarja Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit

23 minuta më parë

Në mbrëmjen e të premtes, në Bâtiment des Forces Motrices, në Gjenevë është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimit vjetor...

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

37 minuta më parë

Dëmi fillestar nga zjarri i sotëm i cili filloi rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje...

Kiara bën gati valixhet për sonte, Luizi qan…

38 minuta më parë

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë sot në nominim “kokë më kokë” dhe pritet që njëra prej tyre mbrëmjen e...

MË TË LEXUARAT

Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes

Ky është banori i eliminuar sonte nga “BBVA”

Abdixhiku: Ndjej keqardhje për ndryshimin e Kurtit, çfarë fati i trishtueshëm politik

Pique e pranon se ai është fajtori për ndarjen nga Shakira

Sekreti i pamjes mbresëlënëse të Jennifer Lopez

Albin Kurti sot e feston ditëlindjen, kaq vite mbushi kryministri

Nora Istrefi nuk lë vend për imagjinatë në imazhet e reja

Pirja e kafesë para vaktit të mëngjesit rrit rrezikun e kësaj sëmundje

Luizi jep një deklaratë të fortë brenda BBVA

Si e dëmton pikëllimi trupin dhe mendjen tonë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist