Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rrëfimi i qytetarit nga Malisheva që mposhti koronavirusin

nga Revista Kosovarja

72 të shëruar në Malishevë nga 76 sa ishin të infektuar me covid-19.

Mbi artikull

Ali Limaj nga fshati Banjë e Malishevës dhe bashkëshorti e tij janë dy nga të shëruarit nga covid-19. Aliu qëndroi në klinikën infektive në Prishtinë 17 ditë me radhë. Ai rrëfen për gjendjen e tij shëndetësore në kohën kur ishte i infektuar me koronavirus si dhe për gjendjen e tanishme.

“Me shëndet jam shumë mirë. S’kam kurrëfarë dhimte”,

“Unë kam qenë mbajtës i familjes, kam hy në furrë, kam hy në markete, kam qenë pa mbrojtje, s’i kam qit maskën e dorëzat. E kam infektuar edhe bashkëshorten por ajo ka qëndruar në shtëpi”, shpjegon ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Limaj pohon të mos ketë pasur simptoma të koronavirusit.

“As s’kam pas temperaturë, as koll, asnjërën prej tyre s’i kam pas. Vetëm shtrëngim te zemra”, tha ai.

Por numri i të shëruarve në komunën e Malishevës është rritur dukshëm ditëve të fundit.

“Situata aktuale në Malishevë është në përmirësim e sipër”, tha kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Lajmi për shërimin e 72 qytetarëve të Malishevës u mirëprit nga bashkëvendasit e tyre.

Limaj dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Malishevës shpresojnë që pandemia covid-19 të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të mos ketë shtim të rasteve të reja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]