Sot sjellim historinë frymëzuese të Rrezehanes, një ndër rastet më të suksesshme të trajtuara në Kenda Center.
Brenda vetëm 20 seancave, ajo arriti të humbasë 10 kilogramë, por mbi të gjitha fitoi një shëndet të ri dhe një jetë më aktive.
Rrezehana prej vitesh përballej me dhimbje të forta të shpinës, sidomos në unazat e qafës, çka e detyronte të ndiqte terapi fizikale për të menaxhuar dhimbjet. Pas përfshirjes në programin e Kenda Center, ajo nisi të shihte përmirësimet e para: dhimbjet u reduktuan ndjeshëm dhe lëvizshmëria u rikthye gradualisht. Sot, ajo nuk ka më nevojë për terapi fizikale falë përmirësimit të dukshëm të gjendjes së saj.
Një tjetër sfidë e rëndësishme për të ishte hipertensioni. Gjatë procesit, falë kujdesit të përshtatur, ushqyerjes së balancuar dhe aktiviteteve të kontrolluara, tensioni i gjakut u stabilizua. Nën mbikëqyrjen e mjekut të saj, Rrezehane ka ndërprerë përdorimin e medikamenteve për hipertension.
Në lidhje me këtë rast, CEO e Kenda Center, Shkenda Dubova, na tregoi:
“Rasti i Rrezehanes është dëshmi e qartë e asaj që ndodh kur klienti i beson procesit dhe ekipi ynë punon me përkushtim maksimal. Ajo jo vetëm që humbi kilogramë, por fitoi energji, vetëbesim dhe mbi të gjitha, shëndet.”
Ky transformim është dëshmi e fuqisë së një qasjeje të kujdesshme dhe profesionale.
