Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rreth 33 mijë aplikime për dy ditë për libra, vlerësohet shifër e ulët

nga Revista Kosovarja

Më pak se 10% e prindërve që kanë fëmijët nxënës të shkollës fillore kanë aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore, dy ditë pas hapjes së afatit.

Ndonëse kanë mbetur edhe 4 ditë, para se të nisë procesi mësimor, sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit, të publikuara mbrëmjen e së shtunës, janë rreth 33 mijë aplikime në platformën “E-Kosova”.

Kjo shifër po vlerësohet e ulët nga njohësit e arsimit, meqë sipas të dhënave, rreth 300 mijë familje do të duhet t’i pajisin fëmijët e tyre vet me libra.

Rinor Qahaja nga Instituti “Ed Guard” thotë se institucionet do të duhej të merrshin më shumë me vetëdijesimin e prindërve për të aplikuar në këtë platformë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ajo çka të gjithë jemi të vetëdijshëm, për bindjen time dhe nga ana e qeverisë është që ky proces është i vonuar, pa dyshim që po, kush do të jetë efekti i tij kjo ngelet të shihet nga shtatori e tutje, mirëpo një përkrahje më e madhe në vetëdijësim më të rritur në përdorim të platformës, pa dyshim se do ishte e mirëseardhur për prindërit së pari, të rikujtojm që jo të gjithë janë të përshtatshëm në platforma onnline”, ka thënë Rinor Qehaja.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri thotë se ky do të jetë vetëm një nga problemet që do të shfaqen ditëve në vijim.

“Ajo që është më kryesore për tu theksuar e para nuk kanë vepruar sic i obligon ligji për shkollimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, që do të thot me ligj këto duhet të i ndjekin edhe procedurat e prokurimi, mashti është e obliguar që të bëjë pagesën e teksteve shkollore, jo në këtë formë sic kanë vepruar”, ka theksuar ish-zv. ministri i arsimit, Azem Guri për Dukagjinin.

Të premten e ardhshme, të gjithë nxënësit do të nisin vitin e ri shkollor.

Pavarësisht kritikave të shumta, MAShT-i, ka vendosur që këtë vit të subvencionojë prindërit, pasi siç ka thënë, nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botueses për furnizim me libra sikurse viteve të kaluara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]