Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rreziku i abortit rritet me 44% më shumë nëse mbeteni shtatzënë në verë

nga Revista Kosovarja

Koha kur jeni shtatzënë, mund të ndikojë në mbarëvjatjen e saj. Një shtatzëni mund të jetë më e sigurt në një kohë, por më e prirur ndaj rrezikut të abortit në njëkohë tjetër.

Mbi artikull

Në cilën kohë të vitit gratë shtatëzëna duhet të jenë më të kujdesshme?

Një zbulim i ri u bë nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, të cilët zbuluan se rreziku i një gruaje për të abortuar ndryshon në varësi të stinëve. Hulumtimet nxjerrin në pah verën si periudhën më të rrezikshme për shtatzëninë. Ekipi shkencor që drejtoi studimin në fjalë, i cili zgjati 8 vjet, ndoqi rreth 6000 shtatzëni në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit përdorën të dhëna nga një program i vazhdueshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit që filloi në vitin 2013 për të rekrutuar gra që përpiqeshin të lindnin dhe t’i ndiqnin ato derisa të lindin. Rreziku i abortit lidhej me ekspozimin e lartë ndaj nxehtësisë. Studimi i ri zbuloi se rreziku i abortit, në Amerikën e Veriut, është rritur me 44 % në fund të gushtit në krahasim me fundin e shkurtit.

Moneytizer Paragrafi 4

Doktoresha Amelia Wesselink, asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Shëndetit Publik të Bostonit, tha: “Ne zbuluam se rreziku i abortit, veçanërisht rreziku i abortit spontan ‘të hershëm’ para javës së tetë të shtatzënisë ishte më i lartë në verë.”

Gratë në jug dhe perëndim të SHBA-së kishin më shumë gjasa të humbnin shtatzëninë në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Gjeografikisht, këto ishin rajonet ku muajt e verës janë më të nxehtë, duke përforcuar teorinë se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të jetë shkaku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k