fbpx

Rrëzohet një avion në Greqi, humb jetën piloti

nga Revista Kosovarja

Një avion me një motor është rrëzuar vetëm pak minuta pasi është ngritur, mesditën e së shtunës në Aeroklub të Tebës, Greqi.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën piloti 37-vjeçar, i martuar dhe babai i një foshnje 7-8 muajshe.

Sipas informacioneve të mediave greke, avioni kishte në plan të bënte një fluturim për në Volos, por pësoi një problem, pak pas ngritjes.

37-vjeçari që humbi jetën ishte një pilot me përvojë. Në vendin e ngjarjes menjëherë pas ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]