Sot, më datën 24 prill, i mbushi 52 vjet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Dje është operuar në klinikën urologjike të QKUK-së në Prishtinë.
Ani pse me probleme shëndetësore, ai i ka kryer detyrat e agjendës së tij, duke takuar në dy ditët e fundit dioplomatët e shteteve të Kuintit në Kosovë dhe liderët e partive tona. Pas Quintit, ai dje i është nënshtruar një operimi të suksesshëm në veshka.
Presidenti është treguar modest, e tha mjeku, i cili e operoi, Bashkim Gllareva. Sipas tij, Hashim Thaçi është trajtuar si çdo pacient tjetër. Ajo që e bën të madh Hashim Thaçin , është se, nuk zgjodhi klinika apo spitale botërore, por u tregua vetëm si një banor në shtëpi të vet.
Ne kemi pasë dhe kemi plotë njerëz të politikës kosovare, të cilët duke mos besuar në QKUK, kanë shkuar gjithkah tjetër nëpër botë, nga Turqia, Gjermania, Zvicra ,Franca, Amerika …
Hashim Thaçi zgjodhi QKUK-në ta rehabilitojë shëndetin me një operim të natyrës urologjike.
Kjo sjellje e presidentit Thaçi , tregon profilin e tij prej njeriu të madh, sado që skena jonë politike është bërë bozë dhe në këtë bozë politike ka zëra që thonë – Rroftë Thaci , dhe zëra tjerë që thonë – Poshtë Thaçi!
Presidenti i Republikës së Kosoës, Hashim Thaçi, ka 22 vjet luftë dhe politikë për të ndërtuar shtetin e Kosovës. Rruga e tij deri këtu ka qenë tepër e rëndë dhe me sfida. Të flesh çdo natë me agjendën e së nesërmes për ta bërë Kosovën shtet dhe të zgjohesh cdo ditë duke mos e parë fundin e agjendës për 22 vjet, është spektakolare.
Për më shumë se kaq, Hashim Thaçi është politikani me tiparet më diplomatike shqiptare në përgjithësi.
Diplomacia e Serbisë e cilëson Thaçin si njeriun më të përpiktë në politikë, të cilit ia kanë frikën duke u shprehur hapur.
Në Kosovë, ka dhe zëra që mohojnë angazhimin e kontributin e tij të dhënë gjatë jo pak vitesh, të cilët edhe po përpiqenn ta rrëzojnë nga pushteti për të marrë vetë pushtetin.
Duke e quajtur Thaçin hero, e herë tradhëtar deri sot e këtu, të gjithë ata që kanë dashur ta vjedhin pushtetin e tij, kanë mbetur me duar në xhepa.
Deri sot, kështu ka ndodhur. E pas sotit ?Të presim, të shohim…S. Krivaça / Kosovarja/