Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rryma e mbyt 47-vjeçarin derisa po punonte në një shtëpi në Suharekë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Reshtan të Suharekës ku një person ka vdekur pas një kontakti me telat e rrymës.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj ka thënë për Express se viktima ka qenë punëtor i ndërtimtarisë. Si pasojë e kontaktit me rrymën 47-vjeçari ka humbur jetën.

Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Viktima i moshës 47-vjeçare ishte punëtor i ndërtimtarisë kurse ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie kur ka hasur në telat e rrymës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Një punëtor i ndërtimtarisë derisa ishte duke punuar në një shtëpi ka rënë në kontakt me telat e rrymës dhe si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës i cila ka dalur ne vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj