fbpx

Rusia shprehet e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

nga Revista Kosovarja

Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi, nëse kjo e fundit kërkon, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko.

Ai në një intervistë për mediumin rus “Sputnik”, ka thënë se edhe ashtu Rusisë i takon të përfshihet, pasi është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës është temë në këtë organizatë.

Sipas tij, qëndrim i Rusisë është se vetëm një marrëveshje që plotëson interesat e Serbisë mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]