Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rusisë i kthehet ‘boomerang’: Miliarderët e saj humbin 39 miliardë dollarë brenda gjysmë dite

nga Revista Kosovarja

Pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, i kanë ndjerë ekonomia ruse menjëherë. Miliarderët e saj kanë humbur miliarda prej pasurisë së tyre për më pak se 24 orë.

Mbi artikull

Njerëzit më të pasur në Rusi po i ndjenin humbjet financiare që kur ka nisur tensioni mes shtetit të tyre dhe Ukrainës. Por, rëniet kanë shkuar në tjetër nivel 24 orët e para të luftës.

Që prej kur forcat ruse hyn në Ukrainë, në orët e para të 24 shkurtit, për më pak se 24 orë, të pasurit e Rusisë kanë humbur 39 miliardë dollarë, raporton Bloomberg.

Dëmet u janë shkaktuar në të gjitha asetet. Rëniet ekonomike të Rusisë brenda 24 orëve, konsiderohen si më të mëdhatë prej vitit 1987.

Moneytizer Paragrafi 4

Një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore kërcënon të thellojë rënien e tregut në rajon, por veçanërisht në Rusi, e cila është goditur me sanksione nga SHBA dhe Britania e Madhe. Një grusht miliarderësh, duke përfshirë Gennady Timchenko, janë gjithashtu subjekt i dënimeve për lidhjet e tyre me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vagit Alekperov, prodhues i naftës, dhe pronar i “Lukoil”, ka pasur rënien më të madhe në pasurinë e tij,. Sipas indeksit të Bloomberg per miliarderët, pasuria e tij ka pësuar rënie prej 6.2 deri në 13 miliardë dollarë.