Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Russell Brandin nuk e mbrojnë as shokët: Ai ka bërë gjëra vulgare dhe të çmendura

nga Revista Kosovarja

Miku i Russell Brand, Jack Osbourne thotë se komediani ka bërë “gjëra vulgare, të egra, të çmendura” mes akuzave për përdhunim dhe sulm seksual.

Mbi artikull

Jack Osbourne ka reaguar mbi polemikën e Russell Brand, përderisa gra të tjera kanë dalë për të pohuar sulmet seksuale kundër komedianit, shkruan DailyMail.

37-vjeçari, theu heshtjen e tij ndaj pretendimeve gjatë një interviste në “Talk TV” me Piers Morgan me pjesën tjetër të familjes së tij në një intervistë për “Uncensored” ku ai i quajti veprimet e mikut të tij ‘vulgare, të egra dhe të çmendura’.

Jack, i cili së fundi u martua me Aree Gearhart, tha: “Ne të gjithë, familja Osbourne, e njohim Russellin që 20 vjet, dhe ju pëlqen të uleni dhe të thoni jo”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ai ka bërë disa gjëra vulgare, të egra, të çmendura, por ju kurrë nuk dëshironi të supozoni se dikush që njihni dhe jeni mik apo i njohur është në gjendje ta bëjë këtë”, u shpreh ai.

Duke përdorur Danny Masterson si krahasim, Jack tha: “Por ju, ne duhet ta shohim, ne e pamë atë me situatën e Danny Masterson. Unë isha një mik personal i Denit. Unë kam qenë në shtëpinë e tij, kam luajtur poker me të. Unë në fakt i njihja disa nga viktimat dhe kështu ajo histori ishte, “Oh Zot madh”.

Aktori amerikan u dënua me 30 vjet burg në fillim të këtij muaji për përdhunimin e dy grave.

“Kur njeh dikë dhe më pas ai shpallet fajtor, padyshim që ju tund themelet, sepse nuk e dini kurrë se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura”, tha Jack.

Ndërkohë, Russell u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual pas një hetimi nga “The Times” dhe “Channel 4 Dispatches” solli në dritë një numër pretendimesh që e akuzonin atë për sjellje abuzive dhe grabitqare, duke përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual.