Këngëtarja e njohur, Kida çdo ditë na befason me stilin e saj unik në dukje.
Artistja e suksesshme vjen secilën herë atraktive në postimet që bën në rrjetet sociale ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë.
Kida ka sjellur disa fotografi nga makina, ku shihet e veshur e tëra në të zeza, teksa dukej një bionde e pa rezistueshme. Këngëtarja simpatike dukej tejet joshëse dhe atraktive.
Ndryshe, Kida edhe gjatë verës që lamë pas ka qenë mjaft aktive me disa projekte të suksesshme muzikore.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Edhe sa” e që u prit mjaft mirë nga adhuruesit.