Gjatë muajve të ftohtë, shumë familje përdorin kondicionerin si burim kryesor ose ndihmës të ngrohjes. Sipas ekspertëve të energjisë, temperatura ideale për kondicionerin në dimër duhet të vendoset mes 20–23°C.
Kjo temperaturë konsiderohet më e shëndetshme për organizmin dhe më ekonomike për konsum të energjisë. Nëse temperatura vendoset më lart se 24°C, kondicioneri punon më shumë, rrit faturën e rrymës dhe krijon tharje të ajrit në dhomë.
Gjithashtu këshillohet që:
Kondicioneri të vendoset në modalitetin “HEAT”,
Të pastrohen filtrat rregullisht për funksion më efikas,
Të shmanget ndezja dhe fikja e shpeshtë,
Të mbahen dyert dhe dritaret të mbyllura gjatë përdorimit.
Këto masa ndihmojnë të ruani një ambient të ngrohtë dhe të shëndetshëm, duke ulur njëkohësisht shpenzimet e energjisë gjatë dimrit.
