Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sa e bukur duket Arbana me barkun e rrumbullakosur

nga Revista Kosovarja

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të dytë.

Arbana gjatë kësaj kohe ka preferuar të mos e ekspozojë barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale dhe deri tani nuk ka zbuluar as gjininë e bebushit që po pret.

Mirëpo një foto e postuar nga Xhemi Shehu na ka treguar sesi duket moderatorja me barkun e rrumbullakosur. Dy mikeshat e ngushta mbrëmjen e djeshme e kaluan bashkë dhe Xhemi nuk ngurroi të postojë një foto ku Arbana shfaqet duke ngrënë një ëmbëlsirë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Po ti më the hajde pimë një gotë”, shkruan Xhemi krah fotos ku shihet Arbana, e cila shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, e veshur me një fustan të zi të ngushtë që i tregon barkun e rrumbullakosur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]