Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sa litra karburant shpenzoi kryeministri Albin Kurti për 9 muaj?

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti në muajin maj hspenzoi 183 litra karburant, në prill 462 litra, në maj 336 litra e në qershor 493 litra.

Mbi artikull

Kjo është ndër rastet  e para që po shfrytëzonte veturën e qeverisë.

Por, këto vetura e mbrojtjen e afërt, Albin Kurti tash i ka çdo dite, që nga marrja e pozitës se kryeministrit në vitin e kaluar.

E harxhimet e veturës me të cilën lëvizë kryeministri dhe ato te pjesëtarëve të tjerë të kabinetit të tij, nga dokumentet brenda zyrës së Kurtit, rezultojnë të ndryshme nëpër muaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Në korrik, duket se Kurti nuk kishte përdorur shumë veturën, pasi që ka shpenzuar 227 litra. Megjithatë në gusht e shtator shpenzimet dyfishohen, pasi që njërin muaj ka të shpenzuara 485 litra karburant e në tjetrin 579.

E rekordin e tij në shpenzim të karburantit, kryeministri e theu ne tetor te 2021, me plot 842 litra të shpenzuara. Gjersa në nëntor shpenzimet i bien në 323 litra.

Nga Zyra e Kryeministrit nuk dhanë statistika edhe për dy muajt e fundit të vitit.

Sidoqoftë, nga të dhënat e siguruara, përllogaritjet tregojnë se vetura e kryeministrit dhe ato të mbrojtjes së tij të afërt, për 9 muaj harxhuan 3.932 litra karburant.

Si Kurti nuk shpenzuan edhe këshilltaret dhe stafi i kryeministrit. Ata qe nga prilli i vitit 2021 e deri tek janari i këtij viti, shpenzuan 2,390 litra. Muaji që kishin shpenzuar më së shumti ishte janari i vitit 2022, plot 359 litra.

Kurse, zv/kryeministri i parë Besnik Bislimi, gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar vetëm 824 litra karburant. E ndonëse mbajnë pozitë të njëjtë në qeveri, Emilja Rexhepi shpenzoi katërfish më shumë se kolegu i saj Bislimi.

Ajo ka harxhuar 3648 litra, e ne muajin qe shpenzimet i kishte me te larta, ishte dhjetori i vitit 2021, me 481 litra.

Ndersa vetëm stafi i zv/kryeministres Rehxepi numëron te shpenzuara plot 2.069 litra karburant gjate 11 muajve.

Ne total shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti, dy zv/kryeministrave Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi, dhe stafit e këshilltarëve të Kurtit e Rexhepit, kapin shifrën e 12.863 litra karburant te harxhuara brenda 11 muajve.

Respektivisht, nga muaji mars i vitit 2021 e deri ne muajin janar te vitit 2022.

Ditë më parë u raportua edhe për shpenzimet e karburantit nga ana e deputetëve, te cilët u kritikuan për shpenzime te larta ne karburante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]