Dhe, përgjigja është: pak.
Vërtet çifti Blero Muharremi dhe Afrona Dika nuk është se kanë pasur shumë kohe e mundësi për ta shijuar ashtu siç duhet njëri tjetrin dhe jetën nën një kulm.
Ata, për vite me radhë kanë mbajtur lidhje në distancë, duke e konfirmuar se edhe ky model i lidhjes funksionon.
Pastaj, u martuan, por edhe pas martese dyshja jetuan larg njëri tjetrit. E, tani i ka ndarë pandemia, gjë për të cilen çifti kanë folur edhe në rrjete sociale, duke shprehur mungesën e njëri tjetrit, shkruan “Kosovarja”.