Ka afro dy muaj që kur në Kosovë është paraqitur rasti i parë me virusin Covid 19.
E që atëherë shteti në vazhdimësi ka marrë masa për të mirën e të gjithëve, kështu hapi kryesor ka qenë izolimi apo ndryshe karantinimi, për të shmangur përhapjen në përmasa të mëdha, shkruan “Kosovarja”.
Duke qenë pa lëvizje e aktivitete tjera ajo se për çfarë janë ankuar shumica e qytetarëve është se gjatë kësaj pandemie siç duket të gjithë kanë lëshuar pe ndaj ushqimeve tradicionale, kështu shumica prej nesh kemi shtuar peshë.

Një ndër këta njerëz është edhe Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e Ermalit, ku pesha që ka fituar gjatë kësaj kohe po i vërehet edhe në fytyrën e saj.
Por, lirshëm mund të themi se po i ka mjaft hije, po duket edhe më e bukur kështu, apo jo? /Kosovarja/

