Fjolla Svirca Mehmeti u bë emër i njohur nga publiku shqiptar që kur u martua me këngëtarin e njohur Alban Mehmeti.
Dyshja janë mjaftë aktiv në rrjete sociale, ku publikojnë momente të bukura së bashku me dy djemtë e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Përveç që është nënë mjaftë e përkushtuar ndaj familjes, Fjolla tregohet mjaftë e zonja edhe për veten ku nuk i lë anash as ndryshimet e shumta, me të cilat shfaqet në top formë.
Duke na prezantuar me stilin e saj të veçantë, në sy bien flokët e saj e cila është shndërruar në një biondinë joshëse.
Sa shumë po i kanë hije, apo? /Kosovarja/