Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?

nga Revista Kosovarja

Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm.

Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira.

Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.

Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

Veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.

Nëse ju e servirni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyrna të panevojshme.

E bardha apo e verdha e vezës?

Shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori. Megjithatë, ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm. Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë.

Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës.

Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.

Sasia e duhur e vezëve

Të dhënat thonë se sasia e duhur dhe e shëndetshme e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës.

Një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë.

Nëse ju jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyrna nga ushqime të tjera, ngrënia e një omlete prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe. Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.

Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]