Kosova ka hyrë në krizë të theksuar politike në kohë të pandemisë Covid-19. Problemi pandemik në Kosovë tashmë po i afrohet 500 rasteve të infektuara dhe tashmë shteti nuk ndodhet në fazë nënçmimi të koronavirusit.
Përballë pandemisë, kriza politike pas rënjes së qeverisë, po shkon duke u thelluar. Sa më shumë që po shkohet kah formimi i qeverisë së re, aq më shumë LVV po betonohet të qeverisë nga pozicioni i qeverisë në detyrë. Zhytja e vendit në shifrëm 500 të infektuar me koronavirus, nuk lejon që një qeveri e shkarkuar ta udhëheqë vendin duke u fshehur nën pandemi dhe duke shkarkuar borde e instanca shtetërore pa procedura legjislativo –juridike.
Partitë politike, duhet të gjejnë rrugëdaljen nga situata aktuale ku ndodhet vendi dhe për ta bërë këtë,nuk duhet bërë asgjë më shumë sesa të zbatohet kushtetuta. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, definon qartë të gjitha proceset që duhet të ndodhin dhe askush nuk guxon të qeverisë nën kokëfortësi.
Në Kosovë ka rrezik të del edhe një krizë serioze në të cilën gjërat mund të shkojnë deri aty sa dy qeveri të përballen duke interpretuar kushtetutën, njëra te neni 82 e tjetra te neni 95.
Për të qenë tërësishtë e qartë gjithcka, partitë politike duhet të kuptojnë vetëm dicka:
Kuvendi i Republikës së Kosovës është ai që definon të gjitha.
Votat shumicë të parlamentit janë sovrani që kanë ardhur nga populli dhe aty vendoset legjitimiteti qeveritar. Në fund të fundit, shteti duhet të jetojë përtej ambicjeve politike të secilës palë në kontekst. S. Krivaça / Kosovarja/