Nuk është e rastit që DINO COMPANY LIPJAN, të fitojë edhe epitetin – Lider në treg , shkruan Kosovarja .
Kompani kjo tashmë e sa vite , e njohur gjithë andej për punën , veprimtarinë, produktet cilësore , sukseset e shumta .
Ju kujtojmë , Dino Company është kompani, e cila merret me ndërtimin e komplekseve afariste-banesore, dhe ka veprimtari në sektorin e qeramikës, ndërtimit, shitblerjes, betonit, gurthyerjes, si dhe energjisë.
Kompania ofron një kualitet të lartë për klientët, pavarësisht sektorit, duke e dëshmuar veten lider të industrisë ndër vite.
Kompania bën prodhimin e të gjitha klasave të betonit sipas standardeve të ndërtimit si dhe transportin deri në destinimin final, prodhimin e të gjitha fraksioneve të zhavorrit, shitjen dhe transportimin deri në destinacionin final, furnizimin me të gjitha llojet e materialeve ndërtimore, ofrimin e qeramikës të prodhimit italian me shumicë dhe pakicë nga fabrikat më të njohura italiane dhe shitjen direkte të lokaleve afariste dhe banesave. Është padyshim në toplistën e kompanive më të suksesshme në Kosovë e më gjerë.
E për të gjitha kēto arritje të suksesshme , padyshim është edhe Sabedin Salihu, ndër udhëheqësit e ‘ Dino compani ‘ , njëri nga vëllezërit dhe pronarët të kësaj kompanie , që me meritë edhe ka fituar epitetin – Lider i tregut kosovar dhe jo vetëm .
Sabi , siç edhe quajnë dhe njihet , sot e ka një ditë të veçantè , e feston ditëlindjen , me ç’ rast po merr urime jo vetëm nga klientët e shumtë gjithandej , por edhe nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë…
Urime edhe nga stafi i ‘ Kosovares’ , po aq edhe për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e marketingut në mediumin tonë . /Kosovarja/