Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sabriu dhe Nera tregojnë si do ta festojnë Ditën e të Dashuruarve!

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, bashkë me bashkëshorten e tij Nerën, e kanë kryer obligimin e tyre qytetar për të votuar.

Ai ka vlerësuar bashkëatdhetarët nga diaspora të cilët kanë ardhur në Kosovë enkas për të votuar.

“Unë e dua shumë diasporën dhe i përshëndes nga zemra që kanë ardhur në këtë kohë. Kanë ardhur edhe nga SHBA-të dhe Kanadaja, e mos të flasim për Evropën. I përshëndes dhe i përgëzoj. Kjo tregon çfarë dashurie kanë për vendin e tyre. Nuk ka diçka më sublime dhe më të madhe”.

Ikona e muzikës shqiptare ka folur edhe për 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, duke thënë se do të festojnë pas votimeve.

Moneytizer Paragrafi 4

“E kemi pasur primare me ardhë dhe me votu. Tash do ta çoj Nerën në drekë ku do të jemi bashkë edhe me shoqërinë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]