Sahidja e Safetja edhe pse po rrijnë larg aktiviteteve muzikore, ato vazhdojnë të mbesin në zemrat e adhuruesve të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Dy këngëtaret e famshme nga Mushtishti, nuk kanë paralajmëruar ndonjë projekt të ri. Pandemia, e ka paralizuar çdo lëvizje artistike të dyshes së popullarizuar.
Mirëpo, Sahidja e Safetja nuk kanë munguar në rrjete sociale, ku kanë publikuar foto të ndryshme, në të shumten e herave përkrah njëra tjetres, shkruan “Kosovarja”.
Ja, edhe në këtë fotogtafi ato janë bashkë dhe duken këndshëm. Siç mund ta shihni, motrat Muatafa mbahen mjaftë edhe në jetën e tyre të përditshme.