Ka kohë që s’kemi dëgjuar e s’kemi parë diçka as nga motrat Mustafa, zëri I të cilave po mungon, pasi publiku është mësuar që ato të jenë më aktive.
Epo, pandemia ka prishur planet edhe të një prej duove më të njohura të muzikës popullore, që gjithashtu ishin edhe më të angazhuarat, shkruan “Kosovarja”.
Teksa si shumë kolegë e kolege, edhe Sahidja e Safetja kanë kohë të mjaftueshme, as atyre nuk u mbetet shumë për të bërë, pos fotografi, të cilat I postojnë në rrjete sociale.
Sahidja, këtë herë na paraqitet nga shtëpia e saj, ku duket edhe brenda ambienteve të shtëpisë rri me syze dielli.
Epo, kur je Vip, je!