Dafina Zeqiri ka prezantuar para publikut albumin me titull “Dafinë Moj”, që po konsiderohet një sukses i vërtet.
E para që i prinë listes së këngëve të albumit është “Dafinë moj”, nje duet i bukur mes Dafines dhe të ëmës së saj, Melihates.
E ëma e Dafines e ka lënë muzikën prej më shume se 30 vitesh dhe kjo është kënga e parë që e ka kënduar pas një kohë tejet të gjatë, shkruan “Kosovarja”.
Ndjshmëria e të ëmës së Dafines, Melihates, në interpretim është tejet e lartë dhe kjo vërehet në çdo moment.