Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sali Berisha sot feston 81 vite jetë

nga Revista Kosovarja

Sali Berisha feston 81-vjetorin me një mesazh mirënjohjeje për Zotin dhe familjen

Mbi artikull

Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar sot 81-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje ndaj Zotit, familjes, miqve dhe mbështetësve të tij ndër vite.

“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”, ka shkruar ai krahas një fotografie me bashkëshorten Liri Berisha.

Berisha, një nga figurat më të njohura në politikën shqiptare, vijon të jetë aktiv në jetën publike edhe pas disa dekadave në qendër të zhvillimeve politike të vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]