fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sali Berisha : U largova për të përfaqësuar kombin shqiptar

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-kryeministri, Sali Berisha la sallën e Kuvendit, ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në momentin që nisi fjalën kryeministri Edi Rama.

Berisha: Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura. Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë.

Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë ët Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.

Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.

Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçit, ai ka zbatuar me përpikmëri platformën e tij për dëbimin e shqiptarëve. Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë, atë të Portit të Durrësit.

Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve. Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë.

Berisha: Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar./TCH


Etiketa: KuvendiSali Berisha

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

45 minuta më parë
Aktuale

Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi në Turqi

1 orë më parë
Aktuale

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

2 orë më parë
Aktuale

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

2 orë më parë
Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

3 orë më parë
Aktuale

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

3 orë më parë
Postimi tjetër

Flet avokati i dajës së vajzës që e rrahu logopedin Iljasa Fazliu pasi ia abuzoi mbesën 5 vjeçare

Majk feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush reperi

Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin e Kosovës

TË FUNDIT

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

8 minuta më parë

Edhe pse po korr suksese me turneun botëror, superylli i muzikës Beyonce, po ‘vuan’ për shitjen e linjave të veshjeve....

Nora relaksohet me të bijën

18 minuta më parë

Nora Istrefi tregon momentet e mira që ka kaluar me të bijën. Duke qenë e përkushtuar për të, këngëtarja nuk...

Bora nostalgjike, komenti i Semit të “shkrinë”

28 minuta më parë

Mike prej kohësh, dhe të njëjtin raport vazhdojnë ta mbajnë përsëri. Me positmin e Borës në instagram , ku shprehet...

Lori shfaqet me fustan nusërie

39 minuta më parë

Lori kësaj here ka goditur me fustanin që ka përzgjedhur. Derisa shihet e rregulluar deri në detajin më të vogël,...

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

45 minuta më parë

Në një intervistë për transmetuesin publik, ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, foli për zhvillimet...

Roza Lati unike në stilin e saj

48 minuta më parë

Roza Lati me postimin e fundit shfaqet tejet unike me stilin e saj. Roza e veshur me një fustan të...

MË TË LEXUARAT

Pas shuplakës në “Oscars 2022”, Will Smith jep lajmin e madh

Çka e lidhë dita e 3 shkurtit me Elvana Gjatën?

Shkenda Dubova: Kërkoni magjinë në çdo moment!

Sot ditë zie, Kosova solidarizohet me Turqinë e Sirinë pas tërmeteve

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri rritet në mbi 4,300

Hynsi Gucatit dhe Nasim Haradinajt i ulet dënimi vetëm për 3 muaj

Një i burgosur sulmohet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Horoskopi ditor, e diele 5 shkurt 2023

A ka qenë në lidhje me Oltën? Flet për herë të parë Xhonatani

Kate Middleton dhe Princi William kanë një rregull të rreptë për fëmijët

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist