Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sallamadia e Kuvendit të Kosovës

nga Kosovarja
6 muaj më parë
në Opinione, T-1
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pardje ishte në siklet të madh.

Gati secilit deputet i ka dhënë shpjegime veç e veç për takimin me Vuçiqin në Bruksel.

Ndonëse i papërtueshëm për t’u ngritur e ulur në vendin e tij të kryeministrit, shpjegimi nuk i ka bërë punë, që deputetët të pranojnë bile diçka nga arsyetimet e Hotit.

Por, kush janë deputetët tanë?

Normal , jo të gjithë, por me përjashtime, sepse ka edhe deputetë të përgjegjshëm që janë në nivel të detyrës.

Ka disa seanca të Kuvendit të Kosovës që nuk kanë kuorum për votim.

Ku janë deputetët?

Për disa po e dimë që janë me grip pandemik, por nuk janë në numër aq sa të mos ketë kuorum. Deputetët shkojnë,nënshkruhen për ta marrur mëditjen dhe benificionet tjera që lidhen me seancat dhe komisionet parlamentare, e më pas dalin, ikin nëpër kafene apo në piknikë dhe nuk kthehen deri në përfundimin e seancave.

Kush i paguan ata deputetë?

Përveç se nuk vinë në seanca dhe nuk dihet kush pse flet dhe për kë flet aty, ata siç thonë fëmijët “kujt ia gjejnë hallin ,nuk ja ndalin zullumin”!

Do t’i përfshijmë disa gjëra dhe sekuenca që janë folur aty për të parë se, a kanë haber ata deputetë me rendin protokollar të Brukselit dhe qendrave diplomatike në botë.

Deputetja Fitore Pacolli, më e “ zëshmja” e kuvendit nga radhët e VV-së, e qorton kryeministrin me vendin ku ishte ulur ai. E qorton ende më shumë për gjoja nënshtrimin te Vuçiqi dhe mungesë të performancës së përfaqësimit.

Në Bruksel nuk mund të uleni ku doni ju dhe të zgjidhni ulësen ,sepse nikoqiri e zgjedh vet edhe për Vuçiqin dhe për Hotin.

E qortonin kryeministrin Hoti, pse nuk e ke marrë në tryezë ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin . Edhe për këtë, më kot e arsyetoi kryeministri, se “ishte takim 1+1 që don të thotë mes dy vetave që përfaqësojnë Kosovën dhe Serbinë.

Kujt t’i tregosh se si ulen palët në Bruksel?
Kërkuan llogari e llogari këta të VV-së duke krijuar shumë e shumë konspiracione që janë insinuate e jo realitete.

Çdo diskutim nga dhjetë minuta për ta qortuar Hotin, gati që kishte të njëjtën anë të sallamadisë. Pra, pyetje pa lidhje.

Nëse do të flisnim për përmbajtjen e pyetjeve që i shtruan deputetët kryeministrit, ato mund të rekapitulohen me ketë formulim:

“Na thuaj ti, çka ke fol me Vuçiqin ?
Na thuaj, më shumë , a u fol edhe për territore ?
Na thuaj , çka u fol për të pagjeturit dhe çka u fol për gjoja të dëbuarit serbë pas luftës?
Pra ,pyetje policore.

Hoti doli disa herë dhe ua sqarojë, se çka ishte folur. Ndoshta , ajo çka nuk e ka shpjeguar ishte, se çka është folur në pikën e të zhvendosurve serbë nga Kosova pas luftës.

Ai u mundua të jep shpjegime në çdo pikë dhe për çdo detaj duke garantuar zbatim kushtetutshmërie dhe transparencë për bisedimet .Duke pranuar madje edhe rezolutë të kuvendit që ndalon hapjen e temave të tilla dhe që lejon vetëm biseda për njohje përfundimtare.
Por, kot!

Ata as nuk mjaftoheshin me shpjegimin e detajeve të kryeministrit nga biseda në Bruksel, as nuk mjaftoheshin me formulimin e një rezolute që ia ndalon Hotit çdo bisedë tjetër pos marrëveshjes përfundimtare.

Po çka duan këta deputetë?
Këta duan që Hoti ta lë pozitën dhe të ik në shtëpi.

Pse nuk po e thonë këtë?
Këta duan të bëjnë kuvend sallamadie që i përkrah në masë edhe paria e Kuvendit të Kosovës, meqë zonja Osmani tani ndihet e dëshpëruar që e paskësh lavdëruar më vitin 2017 Avdullah Hotin, dhe tek pasi e paska “ ngrënë një thes krip me te” , e ka njohur Avdullah Hotin.

Çka po duan këta deputetë?
As këta vet nuk e dinë. Shumë prej tyre nuk kanë kulturë elementare politike për debat e as për kuvend.

Shumica e tyre tregojnë përralla nga libri i Nastradin Hoxhës.

Me gjasë u ka dhënë partia literaturë me të bëmat e Nastradinit dhe ata mundohen ta lidhin jetën politike të këtij parlamenti me anekdotat e Nastadinit që nuk dihet kur kanë ndodhur.

Kur e dëgjon njeriu këtë parlament që maltreton qytetarët e Kosovës me nga 10 e 12 orë debat pa krip, nuk ke si të mos e arsyetosh Hashim Thaçin që flinte gjatë diskutimeve, veçmas , të VV-së edhe dukej i relaksuar në fund të seancës.

Nuk ke kujt t’i përgjigjesh!Njerëz, popull, ja ku kemi mbërri . Kemi ardhë në pozitë të dëgjojmë deputetë që nuk i donë as shtëpia e vet! Safet Krivaca /Kosovarja/

Etiketa: KuvendiOpinioneSafet Krivaca

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

“Sasa” i futet politikës, është kandidate për deputete nga VV

10 orë më parë
Showbiz

Patrisi prek me fjalët që shkruan për nënën e ndjerë

13 orë më parë
Showbiz

Yllka e tregon krejt gjoksin me këtë fustan

1 ditë më parë
Showbiz

Bashkëshorti i Adelines e shëtit me sajë Uliksin

1 ditë më parë
Showbiz

Vajza ia fut gishtin Loredanes aty ku nuk duhet

1 ditë më parë
Revista

Numri i ri Kosovarja 02-2021

1 ditë më parë
Postimi tjetër

Modelja shqiptare e shton vapën me këto imazhe

Vdes miku i ngushtë i Agim Veliut

Me fustan të hapur deri tek vithet Adelina i reklamohet para syve avokatit

TË FUNDIT

Shqetësimet kryesore që lënë pa gjumë shumicën e grave

5 orë më parë

Nga ky person frymëzohet Dafina Zeqiri

5 orë më parë

Ronela na tregon trupin me linja bombastike

5 orë më parë

Kështu e quan djalin e saj Adelina Ismaili

6 orë më parë

Marigona Geci kësaj radhe me numër më të mirë -24

6 orë më parë

Shikoni sa i bukur i është bërë djali Shkurte Mustafës

6 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Gjërat për të cilat flasin njerëzit 72 orë para vdekjes

Horoskopi ditor, e shtunë 16 janar 2021

Shtatzënë? Më në fund Arbenita tregon barkun e saj

Në Shqipëri nesër nis vaksinimi kundër koronavirusit

Meyrem ndan imazhin e ëmbël me të bijën

Redon Makashi thotë se puthjen e parë do të doja t’ia jepja Nora Istrefit

Sara publikon portretin e bukur familjar

Edhe Donika Gërvalla i bashkohet Vjosa Osmanit

Nesër priten masat e reja, ndryshon orari i lëvizjes

Në bazë të llojit të flokëve, kështu duhet ti krehni ato

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci