E dimë që të gjithë i keni sytë tek gjeli i detit me përshesh, mishi i pjekur dhe bakllavaja, megjithatë s’mund t’i thoni kurrë jo një pjate sallate të shijshme dhe super të thjeshtë për t’u përgatitur.
PËRBËRËSIT: 200 g rukola, 50 g fiq të tharë, 50 g kumbulla të thara, 50 g kajsi të thara, 50 bajame, 50 arra, 1 portokall
PËRBËRËSIT PËR SALCËN: 50 ml vaj ulliri, lëngu dhe lëkura e 1 portokalli, kripë dhe piper, 20 g djathë Parmigiano
PËRGATITJA: Në grirëse elektrike ose në blender hedhim vajin e ullirit, shtojmë lëngun e një portokalli dhe pak lëkurë, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe i bluajmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Në një tas, vendosim rukolën, shtojmë frutat e thata dhe e shërbejmë me salcën e portokallit sipër.