fbpx

Sam Smith në New York me të dashurin e ri

nga Revista Kosovarja

Sam Smith u pa në “Hudson Clearwater” në New York City së bashku me të dashurin e tij të përfolur Christian Cowan.

Këngëtari britanik kishe veshur një bluzë ngjyrë rozë dhe një palë pantallona të shkurtra dhe atlete.

Interpretuesi i hitit “Stay With Me” dukej në humor të mirë përkrah të dashurit të tyre të përfolur Christian.

Dyshja kanë ngjallur thashetheme për një lidhje në muajt e fundit pasi janë parë së bashku në disa raste.

Në fillim të këtij viti, ata morën pjesë së bashku në “Some Like It Hot” në Broadway, por ata ende nuk e kanë konfirmuar nëse janë në lidhje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]