Sam Smith veshi një fustan të gjatë dhe të zi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të enjten dhe diskutoi ndryshimin e teksteve muzikore për një performancë të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Kantautori 30-vjeçar anglez performoi në dhjetor në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për Respektimin e Martesës.
“Ke kënduar ‘Stay With Me’, gjë që unë e dua, por ke ndryshuar disa nga vargjet e tekstit?”, tha moderatori Jimmy Fallon, shkruan DailyMail.
“Po, e bëra”, konfirmoi Sam, i cili kishte aksesorë me vathë të varur dhe një gjerdan.
“Çfarë teksti ke ndryshuar?”, pyeti Jimmy.
“Është një këngë e vetmuar për qëndrimet e një nate, kështu që vendosa…”, tha Sam ndërsa publiku i studios shpërtheu në të qeshura.
“A është?”, tha Jimmy. “Po, është. Është shumë dëshpëruese”, tha Sam.
“Unë e këndoj gjithmonë i lumtur”, tha Jimmy.