Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sanduiç i nxehtë me kungull dhe djath

nga Revista Kosovarja

Jeni të uritur dhe nuk dini se çka të përgatisni, atëherë bëni një sanduiç të nxehtë pak më ndryshe, shtoni kunguj të njomë dhe djathë në vend të bukës dhe proshutave.

Përbërësit e nevojshëm:

2 gota kungull i njomë i grirë

1 vezë të madhe

Moneytizer Paragrafi 4

1/2 filxhan parmixhan i grirë imët

2 qepë të reja të copëtuar imët

1/4 filxhan misri

2 gota djathë të grirë çedër

krip dhe piper

vaj

Mënyra e përgatitjes:

Vendosni kungull i njomë të grirë në një pecetë dhe shtrydheni ujin e tepërt. Në një enë të mesëm, përzieni kungullin e njomë me vezën, parmesan, qepën e re dhe misrin. Shtoni kripë dhe piper.

Vendoseni vaj në një tigan të madh për të mbuluar pjesën e poshtme. Vendosni rreth 1/4 filxhan të përzierjes së kungujve në njërën anë të tiganit dhe formojeni në një shesh të vogël.

Përsëriteni procesin në anën tjetër të tiganit. Piqni deri në të merr ngjyrë të artë nga të dy palët, rreth 4 minuta për secilën anë.

Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të kullojë në një pecetë. Fshijeni tiganin, pastaj përsërisni procesin me përbërësit e mbetur.

Preferohet të shërbehet menjëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]