Ndërhyrjet, qofshin ato me filler, botox, apo të kirurgjisë plastike, po bëjnë që shumë femra të arrijnë pamjen e tyre të ëndërruar.
Të njohurat tona prej kohësh e kanë përqafuar trendin e ndryshimeve, madje së fundi nuk kursehen për ti treguar ato edhe publikisht, duke i bërë “tag” qendrat profesionale estetike ku i kryejnë shërbimet.
Santiana, pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, i ka dhënë freski pamjes së saj tek qendra e njohur “Miliona Aesthetic” në Prishtinë, e njëjtë ka vepruar edhe Brikey.
Po kaq me krenari për ndërhyrjet dhe ndryshimin e mrekullueshëm në këtë qendër, ka treguar këto ditë edhe këngëtarja Adelina Berisha, e cila po rikthehet me një projekt të ri.
Për shërbimet e tyre në “Miliona” shpesh flasin edhe modele, prezantuese e këngëtare me emër, pa lënë prapa edhe një numër të madh femrash të ndryshme që më nuk rezervohen për të treguar hapur për ndryshimet që bëjnë.