Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sara dhe Eriku shijojnë pushimet në jugun e Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Pas pushimeve romantike në Itali për ditëlindjen e Sarës, duket se çifti Sara Hoxha dhe Eriku po vazhdojnë verën e tyre plot diell dhe dashuri në bregdetin shqiptar. Këtë herë, destinacioni i zgjedhur është Green Coast.

Mbi artikull

Kujtojmë se për ditëlindjen e Sarës, dyshja ishte në Itali së bashku me shoqërinë e tyre të ngushtë, ku një foto e shkrepur nga paparacët i tregonte më të afërt se kurrë.

Pas kthimit nga pushimet familjare, Sara publikoi në rrjete sociale një dhuratë misterioze – një buqetë lulesh dhe një letër – që dyshohet të jetë nga personi i zemrës së saj, Eriku.

Tani, çifti ndodhet sërish bashkë, këtë herë në Green Coast, ku edhe në postimet në Insta Story kanë publikuar foto të diellit perëndues nga i njëjti vend – një detaj që s’ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre të vëmendshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Të rrethuar nga miqtë e përbashkët dhe atmosfera relaksuese e rivierës shqiptare, duket se Sara dhe Eriku po i shijojnë këto momente të bukura së bashku.

A është kjo vera që do të vulosë lidhjen e tyre? Mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt – dashuria është në ajër!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]